Nëse po plafikoni që këtë të diel ta kaloni në Korçë duhet të merni parasysh se fshatrat turistikë Dardha dhe Voskopoja po mbulohen nga bora, trashësia e së cilës ka arritur nga 5-10 cm.
Sipas zyrtarëve te autoritetit lokal të rrugëve nacionale, nuk paraqiten probleme për sa i përket qarkullimit të automjeteve.
Të gjitha akset janë të kalueshme pa zinxhirë, ndonëse u bëhet thirrje shoferëve për kujdes maksimal në këto rrugë për shkak të lagështirës.
Prej mëngjesit po punohet për hedhjen e kripës në këto akse, në mënyrë që të shmangen aksidentet.