Zjarr në Devoll, zjarrfikësit larg zonës së përfshirë nga flakët

Një zjarr masiv ka përfshirë zonën e Çardhakut, zonë afër rrethit të Devollit.

Mësohet se është djegur një sipërfaqe me bimësi të ulët dhe shkurre ndërsa mjetet zjarrfikëse e kanë të pamundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz apo banesa të prekura.

Ndërkohë, era e fortë po ndihmon në përhapjen e flakëve.


Shtuar 21.01.2020 15:53