Zhdëpën në dru të riun, arresohen pas një muaji tre persona

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona të cilët dyshohen se një muaj më parë kanë dhunuar një persontjetër.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mihal Grameno”, me date 09.08.2020, ku pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta tre persona goditën me sende të forta shtetasin K.H., i cili ndodhet aktualisht i shtruar në spitalin e Traumës.

Këta 3 shtetas akuzohen për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”.

Njoftimi i policisë

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur me datë 09.08.2020, ku mbeti i dëmtuar me sende të forta një shtetas.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr.1, operacioni i koduar “Kombinimi”.

Kapen dhe ndalohen 3 shtetas, autorë të dyshuar të ngjarjes, të shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”.

Si rezultat i një punë të mirorganizuar dhe të pandërprerë për dokumentimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje, nga Komisariati i Policisë Nr.1 u zhvillua operacioni Policor “Kombinimi”, në kuadër të të cilit u bë i mundur, kapja dhe ndalimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht :

S.Z., 23 vjeç, E.Z., 18 vjeç dhe R.Ç, 31 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në rrugën “Mihal Grameno”, me date 09.08.2020, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta shtetasin K.H., i cili ndodhet aktualisht i shtruar në spitalin e Traumës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 23.09.2020 07:51