Zbulohet emri! Kush është i shpalluri në kërkim për grabitjen në Elbasan

Shtetasi Astrit Thaçi dyshohet të jetë autori i grabitjes së argjendarisë pranë Drejtorisë së Policisë Elbasan.

Autoritetet dyshojnë se Thaç,i autori i dy vjedhjeve në Durrës të jetë autori i grabitjes me armë zjarri të argjendarisë “Diamant”, e cila ndodhet vetëm disa metra larg nga Drejtoria e Policisë Elbasan.

Dyshohet se autori ka kërcënuar dy shitëset dhe ka grabitur një sasi të konsiderueshme bizhuterish me vlerë.

Njoftimi i policisë:

Idetifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes të ndodhur mesditën e sotem në Elbasan, vijon puna për kapjen e tij.

Në lagjen “Aqif Pasha” Elbasan, një person ka hyrë në një agjendari në pronësi të shtetases A.B., dhe dyshohet se nën kërcënimin e armës ka vjedhur një sasi bizhuterish.

Me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë forcat “Shqiponjat”, Patrullat e Përgjithshme si dhe specialistët e Hetimit të Krimit, ku falë reagimit të shpejtë dhe profesional u bë e mundur idetifikimi i autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.

Nê vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma pistoletë që është përdorur për vjedhje.


Shtuar 15.02.2020 18:54