Zbulohen zonat më të rrezikshme për përhapjen e koronavirusit në Tiranë

Koronavirusi regjistron çdo ditë raste të reja në vendin tonë, ku vatrat më të mëdha janë Tirana, Shkodra dhe Durrësi.

Kryeqyteti ka numrin më të lartë, 237 raste të konfirmuara deri tani. Një hetim nga A2 zbuloi të dhënat e specialistëve që hetojnë çdo ditë raste të reja dhe bëjnë gjurmimin e kontakteve të tzre.

Numri më i madh i rasteve me Covid-19 në Tiranë thuhet se vjen nga zona pranë Pallatit me shigjeta, zona e Astirit, e Freskut dhe ajo pranë Bulevardit te ri.

Kur marrin informacione për raste të dyshuara, grupi i ekspertëve pajiset me masa mbrojtëse dhe marrin tamponin për disa minuta.

Në rast se testi del pozitiv, hetohet e gjithë familja dhe personat e kontaktit.

Menjëherë pas marrjes së tamponit, largohen nga rasti i dyshuar, heqin veshjet dhe i eliminojnë përmes djegies.

Tamponët dërgohen në laboratorin e virologjisë, ku pas pas 8 orësh, dalin rezultatet. /A2


Shtuar 15.04.2020 18:57