Zbardhen detaje nga operacioni i Policisë, shkon në 40 numri i të shoqëruarve

Vijon aksioni i Policisë së Shtetit dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), ku në bashkëpunim me disa prokurori kanë organizuar operacion antidrogë në disa qytete.

Ka shkuar në 40 numri i personave të shoqëruar në polici, në qytetin e Tiranës, Shkodrës dhe Kukësit.

Ky aksion vjen pas një hetimi një vjeçar i grupeve që ushtrojnë aktivitete të paligjshme.

Derimë tani nuk ka detaje lidhur me identitetin e personave që janë shoqëruar nga policia, ndërsa aksioni mësohet se është ende në vijim.

Gjatë ditës së djeshme ka pasur një prani të madhe të punonjësve të policisë në rrugët e Kukësit, që duket se lidhen pikërisht me këtë operacion.


Shtuar 20.05.2020 08:04