Pasi përfundoi shërbimin ushtarak, Son Heung-min kthehet në stërvitje me Tottenhamin

27-vjeçari ndërroi fanellën e futbollit ndërsa kaloi kohë në Seul pasi mbaroi shërbimin e tij të detyrueshëm kombëtar në Ushtrinë e Koresë së Jugut. Ai bëri përshtypje gjatë stërvitjes dhe përfundoi në mesin e pesë interpretuesve më të mirë.

Ai është rikthyer sërish në Londrën e Veriut dhe ka bërë rikthimin e tij në fushën e stërvitjes pasi pjesa tjetër e Premierligës filloi seancat e tyre të para që nga pandemia e koronavirusit e cila bëri që futbolli të pezullohej, transmeton lajmi.net.

Son nuk kishte nevojë të izolohej pasi u kthye nga Koreja e Jugut pasi nuk ka testuar pozitiv për koronavirus, në përputhje me protokollet e Premierligës dhe Qeverisë.

Anësori bëri një foto në fushën stërvitore dhe pozoi me flokë më të shkurtëra se zakonisht.


Shtuar 20.05.2020 08:07