Vrau krushkun se kamera e sigurisë filmonte në shtëpinë e tij, çfarë ndodhi mes dy familjeve në Vlorë

Të tjera detaje janë zbardhur nga vrasja me sende të forta e Bujar Mehmetajt gjatë paradites së sotme në Vlorë.

Sipas policisë, autori i ngjarjes është Jurgen Lecajn, i cili është shpallur në kërkim.

Shkak për sherrin dyshohet të jetë bërë vendosja e kamerave të sigurisë të vendosura në shtëpi nga njëri prej dy famlejeve të cilët, kanë qenë krushqi me njëra-tjetrën.

Njëra prej kamerave, filmonte edhe në shtëpinë e fqinjit, gjë e cila është kundërshtuar nga ky i fundit dhe sherri ka rezultuar fatal.


Shtuar 29.04.2020 10:09