Vrau abuzuesin e bëri burg, Nazime Visha martohet në Bullgari e bëhet nënë e një vajze (VIDEO)

Nazime Visha në vitin 2013 u bë kryefajë e mediave dhe e opinionit publik, pasi vrau me armë zjarri një 45-vjeçar, që sipas saj e kishte dhunar seksualisht kur ajo kishte qenë 14 vjeç.

Visha adoleshente në atë kohë u dënua me 10 vite burg për krimin e kryer, por pas faljes së firmosur nga presidenti i kohës Bujar Nishani ajo kreu vetëm 3 vite të dënimit.

Tashmë kanë kaluar 7 vjet tashmë nga ngjarja e rëndë dhe gjyshja e Nazimes tregon se ajo tashmë ka krijuar familjen e saj dhe ka një vajze 2 vjeçe, shkruan Abc news.

“Ne tashmë e kemi harruar historinë ajo është martuar në Bullgari dhe ka një gocë 2 vjeçe. Ajo vetë nuk punon, por rri me vajzën. Në Shqipëri ajo vjen njëherë në 6 muaj”, tha gjyshja e Nazimes./albeu.com/


Shtuar 17.04.2020 15:10