Nëna e moshuar tenton t’i fusë drogë djalit në burg, përfundon edhe vete pas hekurave

Një nënë nga Vlora në takimin e përjavshëm me të birin në burg, ka tentuar që ti fusë drogë.

Ditën e djeshme, në ambientet e paraburgimit IEVP Vlorë, shtetasja S. S., ka shkuar për t’i dërguar disa ushqime djalit të saj, i cili vuan dënimin për vepër penale në fushën e narkotikëve.

Pas kontrollit të ushtruar, mes ushqimeve është gjetur një sasi lënde narkotike prej 100 gramë cannabis sativa.

Kjo bëri që 62-vjeçarja S. S., me banim në Vlorë, të arrestohet në kushtet e flagrancës.

Ajo akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.


Shtuar 17.04.2020 15:19