Koronavirusi ka dhënë efektin e saj edhe në media.
Këtë herë një rast pozitiv me koronavirus është regjistruar në stafin e programit të ” Le Iene ” dhe për këtë arsye programi është mbyllur për dy javë.
Edhe pse rasti nuk është regjistruar tek personat që dalin në transmetim direkt, por në redaksinë e emisionit, Mediaset ka preferuar të pezullojë programin dhe i ka këshilluar personat që të qëndrojnë në izolim në shtëpi.
Ndër të tjera pjesët e ardhshme të programit nuk do të transmetohen, deri në pritje të zhvillimeve të reja të situatës’.