Vijonin lojrat e fatit pa ia ditur se ç’thotë ligji, jepet vendimi për 33 nga 115 të ndaluarit

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masat e sigurisë për 33 nga 115 personat e arrestuar gjatë operacionit lojerat në Elbasan e Tiranë.

Seanca ka zgjatur disa orë dhe në fund gjyqtari ka lexuar vendimet e tij, ku disa prej tyre janë lënë të lirë.

Nga ana tjetër Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin pasuror për 33 të arrestuarit duke iu ngrirë çdo llogari bankare, karta krediti e debiti të tyre.

Masë, e cila do të zgjasë deri në përfundimin e hetimeve të tyre.

Gjykata dha masën ‘arrest në shtëpi’ për Redienel Hamollin, Endri Osmanajn, ndërkohë “arrest në burg” është dhënë për Erjon Kreka, Igliu Spaholli, Klajdi Kuqon, Elvis Brahimin, Melaim Hyka dhe Taulant Reci.


Shtuar 23.02.2020 16:39