Vdekja tragjike e 23-vjeçarit në Tiranë, babai rrëqeth: Mori leje të blinte domate

Një ngjarje e rëndë ndodhi të shutnën që lamë pas. 23 vjeçari Reldi Guga, ka qenë duke ecur me biçikletë gjatë orës 10 të paradites, kur është përplasur nga një kamion me materiale ndërtimesh.

Ngjarja ndodhi në zonën e “Uzinës Dinamo” në kryeqytet. Në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live” ka folur babai i tij, Vladimir Guga.

Çfarë informacionesh keni për atë që ndodhi të shtunën, ku po shkonte?

Reldi kishte nxjerrë leje nga policia dhe do shkonte te tregu për të blerë disa domate e pak djath. Isha duke ndenjur kur na njoftoi dikush nga tregtarët që na njeh.

Pyeta bashkëshorten time, ku ndodhet djali dhe ajo i tha se e kam nisur në treg. Hajde shpejt i tha se djali të ka pësuar aksident. Shkova me gruan, na dolën dy policë përpara, doja të afrohesha te bicikleta që e pashë të shtrirë në tokë dhe domatet e hapura, por më thanë nisu te Spitali Ushtarak.

Rreth dy orë asnjë informacion nuk na dhanë në spitalin ushtarak. Pas dy orësh na tha një mjek që gjendja është shumë e rëndë dhe se s’mund ta lëviznin pasi kishte dëmtime në kokë. Na e treguan që ka shtypje të kafkës ka një carje në krahun e majtë dhe duhet ti bënim një skaner.

Pastaj pritëm edhe dy orë të tjera e na thanë se skaneri s’ka dalë mirë, ka dalë shumë keq, ne do bëjmë të pamundurën si mjek, i kemi të gjitha ilacet, djali është në dorë të Zotit, deri sa na erdhi lajmi në orën 7 pa 10 që djali ndërroi jetë.

Nuk hymë në reanimacion për ta parë se nuk donim, donim ta kujtonim djalin siç e nisëm nga shtëpia. Ramë dakord me bashkëshorten të mos e shikonim djalin në atë gjendje, nuk kërkuam fare ta shikonom, jo se nuk na lanë.

Çfarë ju thanë tregëtarët për ngjarjen?

Asnjeri nga tregëtarët, as shoferi, as policia e shtetit s’na informoi veçse një polici që erdhi në spital dhe tha se po ecte me biçikletën për dorë në momentin e aksidenit, trajleri mori kthesën dhe ky ishte momenti kur u aksidentua. Asnjë nuk më ka informuar me detaje. Asgjë zyrtare, as ekspertiza.

Me cilin foli herën e fundit?

Me mua. Ai tha se do ikte të blinte gjëra në pazare dhe mu drejtua: babi do iki të blej domate e djathë se mora lejen. /tch


Shtuar 15.04.2020 17:19