106 vjeçarja fiton betejën kundër COVID-19

Njw grua 106 vjeçe nga Britania është më e moshuara që ka fituar betejën me COVID-19.

Connie Tichen nga Birmingham, Angli qëndroi prej 3 javësh e shtruar në spital në kujdes intensiv nga mjekët.

Pasi doli nga spitali ditën e sotme ajo shprehet për mediet britanike se ishte me fat që e fitoi këtë betejë.

“Jam shumë me fat që ja dola. Tani mezi pres të takoj familjen time”.

Tichen e cila ka lindur në vitin 1913 duke i përjetuar dhe të dy luftërat botërore u shtrua në spital në mes të muajit mars pasi shfaqi simptoma të pneumonisë.

“Sekreti i jetëgjatësisë së saj është jeta shumë aktive që ajo ka bërë ndër vite. Tichen është shumë e fortë.

Në dhjetor ajo iu nënshtrua një ndërhryjeje kirurgjikale, ku vetëm pas 30 ditësh u ngrit sërish në këmbë” – shprehet mbesa e saj.


Shtuar 15.04.2020 17:13