Barcelona kërkon të transferojë me parametra zero Thiago Silvan

Kapiteni i PSG-së, Thiago Silva, do të largohet nga klubi me parametra zero.

Kontrata e 35 vjeçarit skadon në fund të sezonit dhe agjenti ka konfirmuar se nuk ka negociata për vazhdimin e saj.

Sipas medieve spanjolle, Barcelona dëshiron të përfitojë nga kjo situatë, duke e sjellë falas brazilianin në ‘Camp Nou’.

Katalanët tashmë kanë kontraktuar agjentin e lojtarit, dhe i kanë ofruar atij kontratë dy vjeçare.

Thiago Silva nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën e tij për të luajtur në të njëjtin ekip me Leo Messin, dhe do të ishte i gatshëm për të pranuar ofertën.


Shtuar 15.04.2020 17:19