Uli pantallonat dhe i tregoi plagët Ramës, Alfred Lela takon zyrtarët amerikanë

Gazetari Alfred Lela, që uli pantallonat mbrëmë në “Real Story”, për t’i treguar kryeministrit Rama shenjat e dhunës së ushtruar nga Policia është parë sot në orët e mëngjesit në hotel “Rogner” me dy të huaj që flisnin anglisht.

I kontaktuar nga gazeta Lela thotë se të huajt janë zyrtarë të Ambasadës Amerikane të cilët i ka informuar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj tij.

Ai nuk ka preferuar të japë detaje, por thotë se u ka dorëzuar amerikanëve një dosje me të dhëna dhe i ka informuar mbi hapat që do të hedhë sa i takon çështjes në fjalë.

“Nuk pres reagim prej Ambasadës dhe nuk është ky qëllimi i takimit”, ka shtuar ai, “por kam ndjekur një procedurë si nënshtetas amerikan në rrezik”, shkruan panorama.

“Një incident të tillë i cili më vë përballë dhunës së pushtetit dhe kërcënimeve apo shantazheve të mbështetësve të qeverisë jam i detyruar ta depozitoj pranë autoriteteve të vendit tim të dytë”.


Shtuar 22.05.2020 20:31