U kap me bandën e rrezikshme të kokainës, merret vendimi për një nga të arrestuarit

Operacioni i bujshëm “LOS BLANCOS”, vuri në pranga 5 perona në Shqipëri.

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 40 ditor për Gentian Manajn, i arrestuar në kuadër të operacionit “LOS BLANCOS”

Manaj u arrestua për llogari të autoriteteve italiane. Togat e zeza caktuan masën e sigurisë me afat, për shkak se pritet që të vijnë fashikujt e dosjes nga drejtësia e vendit fqinj.

Gentian Manaj ishte pjesë e kartelit shqiptar të drogës, që merrej me trafikun nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian.

Karteli u shkatërrua nga Prokuroria e Firences, e cila firmosi 30 urdhër arreste. Hetimet nisën në vitin 2015 pas një sherri në një lokal në Firence, pasi njëri nga të arrestuarit kishte një celular Blackberry në te cilin u gjetën bisedat e trafikantëve.

Gjatë operacionit ranë në pranga 5 shqiptarë të cilët u prangosën në vendin tonë, ndërsa 5 të tjerë u prangosën jashtë Shqipëria.


Shtuar 19.09.2020 09:21