U bllokoi rrugën, kuksianët nxehen me Ramën e djegin goma në shenjë proteste (VIDEO)

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ishte në Kukës për të parë punimet në aeroportin e ri dhe në stadium.

Por gjatë kësaj vizite, kuksianëve u është bllokuar rruga që i lidhte ata me qytetin.

“Kuksianët sot u bllokuan se kryehorri kish frikë nga qytetarët e vendit të tij! Sot banorët e Bicaj, protestuan pasi u bllokua rruga që i lidhte me qytetin, u bllokuan të sëmurë, hallexhinj njerëz që nuk kishin bukë në familjet e tyre!

Në shenjë proteste, ata ndezën goma dhe protestuan për të drejtën e lëvizjes së lirë!”, shkroi banori në videon që e shpërndau në rrjete sociale.

Ndërkohë, Rama deklaroi se duke nisur nga java e ardhshme, edhe Kukësi do të jetë zonë e gjelbër dhe njerëzit do të lejohen të lëvizin të lirë.


Shtuar 8.05.2020 15:00