Tensionet pas ekzekutimit të Soleimanit, Gjermania njofton tërheqjen e trupave nga Iraku

Në Iran tashmë gjakrat janë nxehur edhe më shumë dhe lideri suprem i vendit ka premtuar hakmarrje ndaj SHBA-ve.

Për shkak të rritjes së tensionit pas vrasjes së gjeneralit Soleiman, Gjermania do të tërheqë disa prej trupave të saj të vendosur në Irak si pjesë e koalicionit anti-ISIS.

Ministria e Mbrojtjes dha këtë lajmërim, duke sqaruar se 30 ushtarë të vendosur në Bagdad dhe Taji do të transferohen në Jordan dhe Kuvajt.

Ndërkohë, deputeti irakian Ahmad al Assadi, afër Teheranit, po kërkon që ushtarët italianë të qëndrojnë në vend. /albeu.com/


Shtuar 7.01.2020 08:47