Xhemi Shehu feston ditëlindjen, s’do ta besoni kurrë sa vjeç mbush moderatorja (FOTO LAJM)

Ditën e sotme moderatorja e “Portokalli”, Xhemi Shehu feston ditëlindjen.

Nëpërmjet një fotoje të publikuar në Instagram, ajo falënderon të gjithë për urimet e sinqerta dhe zbulon moshën.

Nëse mendonit se ajo ka mbushur 30 vjeçe, e keni gabim.

Ditën e sotme Xhemi feston 37-vjetorin e lindjes dhe orën 12 e ka pritur me mikeshën e saj më të ngushtë Arbanën.

Përsa i përket jetës private, Xhemi është e martuar prej 9 vitesh dhe ka një djalë.

Familjen ajo ka zgjedhur të mos e bëjë pjesë të mediave dhe postimet ku shfaqet pranë tyre janë të rralla.


Shtuar 7.01.2020 08:47