Plëndës, presh, gështenja dhe një qëngj: Rojet e aeroportit në SHBA shtangen kur hapin valixhet e shqiptarëve

Kontrollorët doganorë ne aeroportion e Filadelfias në SHBA janë shtangur kur gjatë kontrollit të valixheve të dy udhëtarëve me origjinë nga Shqipëria.

Pasi qeni ka nuhatur diçka të çuditshme në valixhe, rojet janë afruar duke i kërkuar udhëtarëve që t’i hapin për kontroll më të imtësishëm.

Pas hapjes së valixheve, rojet nuk u kanë besuar syve duke gjetur aty plëndës, preshë të prerë, një qëngj të therur si edhe disa kilogram gështenja.

Në total, bëhej fjalë për 14 kilogram ushqime të ndaluara për futjen në SHBA duke bërë që të hidhen të gjitha në plehra.

Specialistët e bujqësisë kane shtuar vigjilencen kunder produkteve bujqësore të ndaluara qe uhdetaret sjellin gjate pushimeve nga vendet kur vijne per te shijuar produkte tradicionale për të festuar me familjen në Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët doganorë thanë se produkte ushqimore të ndaluare transportoheshin nga udhëtarët nga Shqipëria në mes të dhjetorit, por lajmi eshte publikuar nje dite me pare. /albeu.com


Shtuar 7.01.2020 08:48