Dy persona qëlluan me armë drejt një 60-vjeçari për ta vrarë në fshatin Dukas në datë 30 dhjetor ndërsa ditën e sotme janë kapur nga policia.
Në pranga ranë shtetasit A.G., 34 vjeç, dhe V.L., 34 vjeç, të dy banues në Patos.
Policia ka sekuestruar një armë gjahu dhe dy fishekë.
Nga të shtënat nuk pati të plagosur. Sakaq, policia po punon për zbardhjen e ngjarjes pasi ende nuk dihen shkaqet e konfliktit. /albeu.com/