Shkoi të shikonte skemat e kundërshtarit, Mourinho: U tregova i pasjellshëm me një idiot

Jose Mourinho ishte protagonist dhe në ndeshjen e djeshme të Tottenham ndaj Southampton (0-2).

Trajneri portugez shkoi në pankinën e ekipit kundërshtar dhe aty u përkul duke lexuar shënimet e një prej asistentëve të stafit të klubit kundërshtar.

Të dy shkëmbyen më pas disa fjalë dhe me sa duket gjyqtari e cilësoi këtë një sjellje të papërshtatshme të trajnerit, duke i dhënë një karton të verdhë për atë gjest. Murinjo foli pas ndeshjen, në lidhje me këtë veprim duke u shprehur:

“E meritova kartonin e verdhë pasi u tregova i pasjellshëm. Por isha i pasjellshëm me një idiot, megjithatë e pranoj kartonin. Çfarë i thashë? Nuk e tregoj, praktikisht fola keq me të”, ishte shpjegimi i vetëm i trajnerit portugez në reagimin epik që pakkush priste.


Shtuar 2.01.2020 10:55