Një lajm i mirë u bë i ditur vetëm disa ditë më parë nga Kryeministri Rama i cili deklaroi se një pjesë e mirë e gjobave do të faleshin dhe patentat do të riktheheshin për shoferët.
Akti normativ i faljes së gjobave ka hyrë në fuqi pasi tashmë është botuar në fletoren zyrtare në QBZ.
Në aktin normativ të nënshkruar nga vetë kryeministri Edi Rama theksohet se qytetarët e ndëshkuar marrin mbrapsht lekët dhe patentat brenda 15 majit.
Sa i përket lekëve rikthimi bëhet ose automatikisht në llogari personale bankare, ose në rast se i ndëshkuari nuk ka llogari atëhere është institucioni që ja dorëzon.