Tashmë ka pushtuar botën, Wuhan mposht koronavirusin e nis qarkullimin (VIDEO)

Wuhani është kryeqytet i provincës Hubei dhe aty u shënuan më shumë se 50 mijë raste me koronavirus, dhe vendi ku dyshohet se lindi koronavirusi i ri, COVID-19.

Qyteti i Kinës, Wuhan, është hapur pjesërisht pas më shumë se dy muajsh izolim.

Turma pasagjerësh u filmuan teksa arrinin në stacionin kryesor të trenave.

Sipas raportimeve, njerëzit lejohen të hyjnë në qytet, por jo të largohen.

Një udhëtare tha: “Ka kaluar shumë kohë që prej herës së fundit kur isha në Wuhan.

Për shkak të vendit nga vinim, ne, banorët e provincës Hubei, u përballëm me shumë diskriminim. Shpresoj që njerëzit të mos trajtojnë popullin e Hubeit si virus”.


Shtuar 28.03.2020 15:13