Sot e denoncoi PD, si akuzohej dikur për 21 janarin kryebashkiaku i Matit

Ditën e sotme Partia Demokratike ka bërë një denoncim për kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj.

Sipas PD, Malaj është i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe i ndalohet përjetë mbajtja e një posti publik.

Por Malaj nuk është i panjohur për publikun, pasi në 2016 foli për herë të parë për sulmin e 21 janarit ku si komando, akuzohej se kishte qëlluar mbi protestuesit.

Por akuzave të Bashës në atë kohë, Malaj iu përgjigj se ai dhe as grupi që ai drejtonte me 21-Janar nuk i kanë zbatuar urdhërat e Bashës dhe nuk kanë qëlluar asnjë plumb të vetëm.

” Nuk qëllova kurrë mbi protestuesit, as unë dhe asnjë nga ata nën drejtimin tim. Ndaj ti më sulmon”, ka thënë Malaj në atë kohë. /albeu.com/


Shtuar 16.01.2020 10:56