Katër makina aksidentohen në Vlorë, ka të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në aksin Vlorë-Zvërnec duke lënë të plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur afër zonës së Triportit janë përfshirë katër makina.

Nuk dihet se sa është numri i të lënduarve, të cilët janë nisur për në spital, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë nisur hetimet për shkaqet që sollën aksidentin. /albeu.com/


Shtuar 16.01.2020 11:02