Soreca dhe Kim mbërrijnë në zyrën e Ramës

Në zyrën e kryeministrit Edi Rama ditën e sotme kanë mbërritur ambasadorët e BE-së dhe të SHBA-së.

Yuri Kim dhe Luigi Soreca janë parë të mbërrijnë pak minuta më parë në kryeministri, dhe siç ndodh në takime të tilla, palët janë të rezervuara për të zbardhur diskutimet për mediat.

Kujtojmë se sot në Kuvend po diskutohet lidhur me gjetjet e Komisionit Hetimor Parlamentar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.


Shtuar 27.07.2020 09:06