SKANDALI/ Policia ekstradoi mësuesin turk duke shkelur ligjin me dy këmbë

Zbardhet urdhri i dëbimit të mësuesit turk Harun Ccelik më datë 1 janar, kur të gjithë po festonin Vitin e Ri.

Abc Neës ka siguruar dokumentin ku Drejtoria e Emigracionit ka urdhëruar dëbimin e menjëhershëm të tij në drejtim të Turqisë duke mos i dhënë as edhe 24 orë kohë për të apeluar vendimin.

Në dokument shkruhet: Afati për largimin nga territori o ditë!

Kjo tregon se policia shqiptare e ka patur me mjaft ngut nxjerrjen e tij nga Shqipëria duke mos i dhënë asnjë mundësi apelimi apo që vendimi të merret vesh nga media dhe opinioni publik.


Shtuar 21.01.2020 10:00