Shtrëngata në jug, ky është parashikimi i motit për nesër

Për nesër moti parashikohet me kthjellime dhe zhvillime vranësirash mesatare deri të dendura në jug dhe veriperëndim të vendit.

Prej orëve të paradites e gjatë ditës, reshje shiu të herëpashershëm në këto zona.

Shtrëngata të shkurtra në jug. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut e vrullshme në bregdet prej orëve të mesditës. Valëzimi në det i forcës 4 dhe 5 ballë me lartësi vale 1.5 deri 2.0 metër.

Parashikimi i motit për sot

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 9°C deri në 23°C

zonat e ulëta 12°C deri në 28°C

zonat bregdetare 14°C deri në 29°C


Shtuar 1.10.2020 14:11