Tha se merrte bukë me vete, Hoti shuan kureshtjen dhe tregon çfarë konsumoi për drekë

Pak ditë më parë zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, u shpreh se kryeministri Hoti e merr bukën me vete nga shtëpia.

“Hoti merr bukën nga shtëpia dhe më pyet nëse dua edhe unë”, pohoi Selmanaj në një emision televiziv ne RTK, derisa fliste për atributet e shefit të tij.

Lidhur me këtë, Hoti u pyet sot nga gazetarët dhe ai u përgjigj me sportivitet duke thënë: “Është një çështje e imja private si e organizoj unë drekën time… Sanduiç si përditë”.

Pas deklarimit të Selmanajt, pati shumë reagime në rrjetet sociale, të cilat kryesisht u bën me nota sarkazme.


Shtuar 1.10.2020 14:14