Lojtari i Vitit: Pa Messin dhe Ronaldon, Lewandowski favoriti kryesor

Është hera e parë në 10 sezonet e fundit të Champions League që në finale për çmimin “Lojtari më i mire”, çmim që do të jepet sot në Nyon të Zvicrës, mungojnë si Cristiano Ronaldo ashtu edhe Lionel Messi.

Robert Lewandowski, Manuel Neuer dhe De Bruyne janë tre finalistët e këtij sezoni për trofeun më të rëndësishëm në Europë dhe që ndikon shumë edhe sa i përket “Topit të Artë”.

LEWANDOWSKI FAVORITI KRYESOR

Sulmuesi polak I Bayern Munchen është favoriti kryesor për të fituar çmimin “Lojtari I Vitit në Europë”.

Bomberi I bavarezëve kaloi një sezon fantastic me 55 gola në 47 ndeshje (34 gola në 31 ndeshje në Bundesligë dhe 6 gola në 5 ndeshje në Kupën e Gjermanisë), ndërsa u shpall edhe golashënuesi i sezonit në Champions League (15 gola në 10 ndeshje).

Lewandowskit I mungojnë dy gola për të arritur “Këpucën e Artë” të sezonit që lamë pas, Ciro Immobile, raporton Ora News.

“Portieri i Vitit”

Alisson (Liverpool), Neuer (Bayern Munchen), Kaylor Navaas (PSG), Oblak (Atletico Madrid)

“Mbrojtësi i Vitit“

Davie, Alaba dhe Kimmich, që të tre futbollistë të Bayern Munchen

“Mesfushori i Vitit”

Frenkie de Jong (Barcelonaa), De Bruyne (Manchester City), Muller dhe Thiago Alcantara (Bayern Munchen)

“Sulmuesi i Vitit”

Robert Lewandowski (Bayern Munchen), Neymar (PSG), Kylian Mbappe (PSG)

Trajneri i Vitit”

Hans-Dieter Flick (Bayern Munchen), Jurgen Klopp (Liverpool), Julian Nagelsmann (Leipzig)

“Lojtari i Vitit në Europa League”

Ever Banega (Sevilla), Romelu Lukaku (Inter), Bruno Fernandes (Manchester United)

Emrat e fituesve do të mësohen pasditen e sotme në Nyon të Zvicrës, ora 17:00, pak para shortit të fazës së grupeve të Champions League për sezonin 2020/21.


Shtuar 1.10.2020 14:10