Gjatë 24 orëve të fundit mësohet se kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit 69 persona.
Prej tyre, mësohet se 5 raste pozitive janë në Vlorë megjithatë pritet përditësismi i ministrisë së Shëndetësisë.
Momentalisht, sipas ISHP në Vlorë janë 15 raste me koronavirus dhe pritet që me pesë rastet e sotme numri të shkojë në 20 raste aktive.
Kjo është shifra më e lartë e konfirmuar që nga shpërthimi i koronavirusit në Shqipëri.