Shpërthejnë infeksionet në vend, 42 persona të tjerë preken nga COVID 19

Ditën e sotme janë konfirmuar me koronavirus 42 persona, ku kryeson Tirana me 21 raste.

Mësohet se rastet e tjera janë 2 në Berat, 3 në Krujë, 4 në Durrës, 2 në Lushnje, 9 në Shkodër, dhe 1 në Pukë.

Gjatë ditës së djeshme ministria e Shëndetësisë konfirmoi 36 raste të reja me Covid, ndërkohë që apeloi që qytetarët të tregoheshin më të kujdesshëm, dhe të shmangnin çdo lloj grumbullimi.


Shtuar 10.06.2020 07:41