Shkrumbohet makina para marketit në Tepelenë, Policia nis hetimin

Një makinë në Tepelenë është djegur para një supermarketi. Policia tha se në lagjen “Mustafa Matohiti”, para minimarket “Balili”, ka marrë flakë i parkuar mjeti tip “Volsvagen”, autoveturë, me targa AA966LK.

Në vend shkuan menjëherë Shërbimi Zjarrfikës dhe ato policore, të cilat bënë të mundur shuarjen e tij.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve.


Shtuar 7.09.2020 07:13