Shkon në 2.461 numri i viktimave nga koronavirusi, çfarë po ndodh me botën?

Të paktën 2 461 persona kanë humbur jetën në shkallë globale nga koronavirusi i ri, ndërsa rreth 79 mijë persona të tjerë janë konfirmuar të infektuar.

Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit të Kinës (NHC), 97 vdekje të reja janë shënuar në territorin e Kinës gjatë 24 orëve të fundit, një prej të cilave në Hubei.

Ndërkaq, ka arritur në 19 numri i viktimave deri tani jashtë këtij territori. Deri tani Irani ka raportuar pesë vdekje, Koreja e Jugut ka raportuar katër vdekje, Japonia tre, Hong Kong dhe Italia secila me nga dy vdekje dhe Tajvani, Filipinet e Franca secila me nga një vdekje.

Rreth 1,782 raste të virusit janë konfirmuar deri tani jashtë territorit të Kinës, ndërkohë një total prej 648 raste të reja u idetifikuan dje brenda territorit të 76.936 numrin e përgjithshëm të të infektuarve brenda vendit. Ndërkohë NHC theksoi se deri tani 22.888 pacientë gjithsej janë shëruar dhe janë larguar nga spitali.


Shtuar 23.02.2020 07:21