Dy viktima, zbulohet shkaku i aksidentit tragjik në Tiranë

Një aksident tragjik ndodhi pasdite në Tiranë, ku si pasojë, nga përplasja e dy makinave, humbën jetën dy kalimtarë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 15:15 në rrugën “Xhanfize Keko”,Tiranë.

Nga hetime e para, rezulton se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar i një prej automjeteve të përfshira në ngjarje.

Humbjë jetën në aksident shtetasi Erion Balla, 36-vjeç, me origjinë nga Rrësheni, si dhe një grua e moshuar, me inicialet H.S, 72-vjeçe.

Dy personat që humbën jetën, dyshohet se u aksidentuar pasi makinat dolën nga rruga dhe i goditën në trotuar ku ata po prisnin të kalonin vijat e bardha.

Sipas policisë rreth orës 15:05, në rrugën “Xhanfize Keko”, pranë firmës “Aleat”, makina me targë AA544 SX, me drejtues Etjon Lazri, është përplasur me makinën me targë AA 758 YZ, me drejtues Edmond Murati, dhe për pasojë janë aksidentuar me pasojë vdekjen dy këmbësorët.

Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar ne polici për veprime te mëtejshme. Njeri prej tyre Etjon Lazri është dërguar ne spital për ndihme mjekësore.


Shtuar 2.01.2020 17:17