SHBA shënon numrin më të madh të të vdekurve në një ditë në gjithë botën

SHBA ka regjistruar vetëm gjatë ditës së sotme, 2.154 të vdekur duke shënuar numrin më të lartë të jetëve të humbura brenda një dite.

Gjatë ditës së sotme janë identifikuar 22.673 njerëz të infektuar me koronavirus duke e çuar në 609.614 numrin e përgjithshëm të të prekurve të evidentuar nga testimet që ditët e fundit janë masive në të gjithë SHBA.

Aktualisht ka arritur në 25.794 numri i të vdekurve, duke shënuar numrin më të madh të viktimave nga çdo vend tjetër i botës.

Deri tani janë shëruar 38.479 njerëz, kurse janë nën mbikëqyrje mjekësore 545.351 të infektuar, një pjesë e të cilëve janë në spitale. Raportohet se janë 13.438 të sëmurë në gjendje kritike.


Shtuar 14.04.2020 20:53