Sandër Lleshi i dërgoi për aksion anti-drogë, policët ia kapin valles (VIDEO)

Videoja që shikoni bashkëngjitur lajmit është bërë virale në rrjetet sociale.

Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, personat në video janë efektivë policie të cilët duket se kanë harruar punën dhe kanë nisur të festojnë.

Policët kishin shkuar për aksion në Gramsh për sekuestrim hashashi dhe janë bashkuar me banorët e zonës për të shijuar disa momente qejfi.

Mendohet se janë nën efektin e alkoolit, teksa këndojnë e kërcejnë dhe filmojnë njëri-tjetrin duke qeshur, me uniformën e detyrës.

Ish-Kryeministri Berisha i cili ka publikuar edhe videon, ironizon: “Aksion i fuqishëm i narkopolicisë kundra drogës në Gramsh!”


Shtuar 21.05.2020 14:53