Aksident i rëndë në Korçë-Pogradec, shpëton mrekullisht babai me vajzën

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Korçë-Pogradec.

Ngjarja ndodhi në një kryqëzim pranë fshatit Podgorie.

Sipas policisë, makia u përplas me mbrojtëset anësore dhe përfundoi e rrokullisur.

Në makinë ishin dy persona, një burrë dhe vajza e tij.

Aksidenti mendohet të jetë shkaktuar si pasojë e lagështirës dhe rreshjeve të shumta që pushtuan juglindjen.

Për fat të mirë të dy shpëtuan pa lëndime. /albeu.com/


Shtuar 21.05.2020 15:09