Reshje shiu e dëbore, si pritet të jetë moti në orët në vazhdim

Që prej ditës së sotme, moti është mbizotëruar nga reshje të shumta shiu, breshëri e dëbore në të gjithë vendin.

Gjatë ditës së nesërme meteorologët parashikojnë një përkeqësim gradual. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në veriperëndim e perëndim parashikohen në orët e mëngjesit nesër.

Më tej do të përfshijnë të gjithë vendin, lokalisht në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në të gjitha zonat malore e deri në lartësitë kodrinore do të ketë reshje dëbore, këto hera herës të dendura në veri e verilindje.

Reshjet do të ndërpriten në orët e pasdites.

Era do të mbizotërojë nga veriperëndimi, hera herës e fortë përgjatë vijës bregdetare si dhe zonat luginore të vendit, duke u pasuar nga valëzim i forcës 4 dhe 5 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -2ºC deri në 5ºC

zonat e ulëta 1ºC deri në 12ºC

zonat bregdetare 2ºC deri në 13ºC


Shtuar 27.02.2020 14:53