Rëndohet bilanci: Mbi 134 mijë viktima nga COVID 19, miliona të infektuar

Koronavirusi ka marrë deri më tani 134 657 jetë në të gjithë botën ndërkohë që tashmë numri i personave të infektuar ka kaluar mbi 2 milionë.

Ndërkohë në lidhje me numrin e të infektuarve shumë specialistë theksojnë se kjo është një shifër që mund të jetë shumë më e lartë se ajo që ne dimë deri më tani, pasi shumica e personave janë duke u përballur me simptoma të lehta.

Fatmirësisht numri i personave që kanë arritur të fitojnë betejën me Covid 19 është 507 330.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të viktimave mbi 27 mijë mijë duke kaluar Italinë dhe numrin e të prekurve, me mbi 614 mijë të pasuara nga Spanja, Italia dhe Gjermania. Ndeërkohë Italia është vendi i dytë në botë porsa i përket numrit të viktimave me 21 645 viktima ndërkohë 18 579 persona kanë vdekur në Spanjë dhe 17 188 në Francë.


Shtuar 16.04.2020 06:33