Rastet e shtuara me COVID-19, mbyllen çerdhet dhe kopshtet në Pukë

Bashkia e Pukës ka vendosur të mbyllë çerdhet dhe kopshtet e qytetit pas rasteve të shtuara me COVID-19.

Lajmin e bën me dije vetë institucioni përmes një njoftimi në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Bashkisë.

Të lidhura

None found

Mbyllja bëhet për shkak të dezinfektimeve që do bëhen në këto institucione, ndërsa rihapja e këtyre institucioneve do të bëhet pas një njoftimi të dytë.

Njoftimi i Bashkisë Pukë

Për shkak të rikthimit të rasteve me 🦠COVID➕ në territorin e bashkisë Pukë, pas rekomandimeve të ekspertëve të shëndetësisë në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Pukë, kemi vendosur sot mbylljen e institucioneve të arsimit parashkollor, çerdhes ” Nën Tereza” dhe kopështit “Erjola Lluka” në qytetin e Pukës.

Mbyllja bëhet për shkak të dezinfektimeve që do bëhen në këto institucione, ndërsa rihapja e këtyre institucioneve do të bëhet pas një njoftimi të dytë.


Shtuar 10.08.2020 12:59