Rama “sherr” live me Manastirliun: Kur, kur, kur do hapet spitali, këtë më thuaj!

Gjatë mbledhjes së sotme të kryeministrit Edi Rama me një pjesë të kabinetit qeveritar, shefi i ekzekutivit e ka pyetur ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun në lidhje me masat që janë marrë për krijimin e ambjenteve të reja spitalore për trajtimin e pacientëve me koronavirus.

Nga ana e saj, Manastirliu pohoi se përveç spitalit “Shefqet Ndroqi” në të cilin kanë nisur përgatitjet, brenda një afati 20 ditor do të ketë nisur puna për shndërrinmin e disa godinave që ende nuk është përcaktuar për qendra shërbimi mjekësor ndaj peacientëve.

Rama: Opsioni për të hapur spitalin e ri, i keni filluar kontaktet?

Manastirliu: Po kryeministër, kemi nisur përpjekjet për pacientët që do kenë nevojë për ata që duhet të keni një hospitalizim që do kenë nevojë për terapi bazë mjekimi. Kemi bërë diskutime edhe për vendin se ku do të jetë ky objekt që shumë shpjet do ti nënshtrohet rikonstruksionit dhe pajisjes me mjete spitalore. Shumë shpejt besoj do hepet spitali i dytë, “Shefqet Ndroqi”, spitalet publike gjithashtu do të jenë në gatishmëri për të gjithë ato të sëmurë që kanë nevojë për asistencë mjekësorë.

Kur do të jemi ok me këtë plan?

Manastirliu: Ne po shikojmë të gjitha opsionet dhe po bëjmë një studim edhe ekonomik por edhe për çështje kohë

Rama: Kur, kur kur më thuaj?

Manastirliu: Besoj se brenda një afati 20 ditor të kemi filluar punimet për të përgatirur ambjentet

Gjatë videokonfererencës së ministrave, të drejtuar nga Kryeministri Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka deklaruar gjithashtu se është rritur numri i testeve për të dyshuarit me COVID-19.

“Numri i testeve nuk është sipas dëshirës. Numri i testeve realizohet në bazë të rekomandimeve të OBSH dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve. Ne testojmë me fokus ndërprerjen e zinxhirit të COVID-19. Eshtë e nevojshme të theksoj se kemi bërë testime aq sa nevoja ka pasur. Epidemiologet po bëjne një punë shumë të mirë në terren për identifikimin e vatrave në të gjithë vendin. Ndërsa testimi masiv nuk përjashton riskun për popullatën. “ tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se jemi në një javë ku kurba e të prekurve nga infeksioni po vijon të rritet, por sistemi ynë shëndetesor po e përballon deri tani këtë situatë, shkruan Faë neës.

“Jemi në javën e tretë dhe kurba do vijojë të ritet, masat që kemi marrë do të vlerësohen javën që vjen. Por qytetarët duhet të respektojnë rregullat e distancimit social që t’i mundësojmë sistemit shëndetësor të përballojë rastet”, tha Manastriliu.


Shtuar 25.03.2020 17:54