Rama paralajmëron ndryshime të mëdha në PS dhe mund të prekë ministrat

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një deklaratë për mediat pas mbledhjes që zhvilloi në selinë e PS.

Gjatë intervistët, kryeministri Rama paralajmëroi ndryshime dhe vlerësime në anëtarësinë e PS dhe tek ministrat.

“Lajmi për të ardhmen vjen nga PS. Ne vazhdojmë punën, diskutojmë për gjendjen. Jemi në procesin e një ndëveprimi të ri me anëtarsinë.

Ka filluar të marrë kodet dixhitale. Pas pak do të dalë edhe kërkesa për vlerësim për ministrat që të jetë edhe përtej anëtarësisë.

Çdo kush mund të hyjë për të bërë rivlerësim. Edhe ministrat do vlerësohen”.


Shtuar 6.10.2020 17:01