Rama ngre zërin përballë Blendit: Studentë në Turqi? Mos tentoni të niseni për Shqipëri!

Kryeministri Edi Rama ka habitur me deklaratën e fundit tek “Opinion” kur u pyet në lidhje me studentët dhe personat e tjerë të ngelur jashtë Shqipërisë.

Ndërkohë që Blendi Fevziu deklaroi se ka studentë në Turqi të cilët nuk kanë ku të qëndrojnë dhe duan të kthehen në shtëpi, Rama tha:

“Mos tentoni të vini, kufinjtë janë mbyllur, mos na sillni “bomba” në Shqipëri. Ruani veten tuaj dhe mendoni për familjen tuaj.”

Moderatori i “Opinion” nguli këmbë se këta studentë nuk kanë ku të rrinë dhe duhet të kthehen në familje, Rama i prerë dhe me tone të ashpra, tha:

“Të rrinë aty ku po rrinin. Kanë bursat e tyre dhe të mësohen të qëndrojnë atje pasi në Shqipëri kufinjtë janë mbyllur.” /albeu.com/


Shtuar 2.04.2020 19:58