Rama sqaroi ç’ do bëhet me qeratë, Sejko: Nuk mund të them nëse jam dakord

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se qeratë e muajit prill dhe maj do të paguhen proporcionalisht gjatë muajve në vazhdim. Lidhur me këtë ka folur dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko. Sipas tij, Aktit Normativ mbi pagesat e qirave i bërë publik sot është për “t’u elaboruar”, ka thënë Sejko në emisionin “Open.

“Ky vendim për pagesat e qirave është për t’u elaboruar. Nuk mund të them nëse jam dakord apo jo, por do të elaborohet dhe sqarohet nga kryeministri.

Kjo është një çështje që mund ta diskutojmë gjatë dhe rasti ndryshon nga rasti. Një biznes i cii nuk ka asnjë lloj aktiviteti, nuk ka të ardhura për qiranë do të falimentonte.”, tha ai.


Shtuar 2.04.2020 19:50