Rama kujton incidentin e Francës në sy të Macronit: Ngatërruan himnin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka vendosur ta nisë fjalën e tij në Konferencën e Sigurisë, që po mbahet në Mynih të Gjermanisë, me një kritikë por sigurisht duke e thënë si një batutë.

Ai i ka rrëfyer të pranishmëve, ku ndodhej edhe vetë Presidenti i Francës, Emanuel Macron, incidentin e ndodhur në Paris, në ndeshjen Shqipëri-Andorra.

Rama tha se francezët iu vunë shqiptarëve himnin e Andoras dhe pasi kuptuan gabimin, i kërkuan falje Armenisë se i kishin vënë himnin e gabuar.

“Faleminderit që nuk bërë të njëjtin gabim që bëre me disa të tjerë. Ndërkohë që po dëgjoja gabimet, që po bëje, po mendoja për ca gabime shumë më të mëdha. Kur Shqipëria luajti në Paris futboll, i vunë himnin e Andorës, të gjithë u çuditëm, dhe pastaj francezët e kuptuan se kishin bërë gabim, dhe pastaj i kërkuan ndihmë Armenisë, se i kishin vënë himnin e gabuar. Kështu që faleminderit, ka edhe më keq”, tha Rama. /albeu.com/


Shtuar 15.02.2020 14:18