Rama jep lajmin e mirë: Rritje pagash për të gjithë mjekët e infermierët!

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kanë zhvilluar një takim me mjekë të Infektivit. Në fjalën e tij, Rama ka premtuar një rritje të pagave në muajit në vijim për të gjithë mjekët dhe infermierët që kanë dhënë kontributin e tyre për në këtë situatë pandemie.

Ndërkaq, kryeministri nuk ka harruar të komentojë edhe raportin e OBSH-së mbi numrin e mjekëve në Shqipëri, ndërsa shprehet se përmes strategjisë së qeverisë është ulur ndjeshëm numri i mjekëve dhe infermierëve të larguar nga vendi.

“Po përgatitemi për një rritjeve masive të pagave. Duam që të realizojmë një rritje pagash që të jetë shumë e konsiderueshme, jo 5 apo 7%. Duam të bëjmë një rritje të konsiderueshme jemi duke bërë kalkulimet, por ne duam që në aspekt të pagës, përtej bonuesit që i merreni, po flasim për të gjithë mjekët edhe infermierët në të gjithë Shqipërinë që të jemi në një nivel në mesataren e lartë të rajonit, kjo është ambicia.

Nuk flasim për një rritje që do të planifikohet në kohë, por ta fusim në buxhetin e ri dhe ta bëjmë fakt në fillim të vitit të ardhshëm. Me të filluar viti i ardhshëm. Ajo nuk e kompenson aspektin fizik apo moral, është një vlerësim objektiv. Kemi marrë hapa që të mos i lënë mjekët të largohen dhe nga pikëpamja financiare të ketë një balancë më pas zgjedhjen e bën secili, jetojmë në një sistem të hapur.

Por që të kemi mjekë në Shqipëri që të jenë të paguar në një nivel që kudo që të shkojnë të mos ketë disnivel pastaj zgjedhja profesionale është tjetër. Ehe bonusi për ata jashtë Tiranës ka funksionuar. Largimi ka rënë ndjeshëm edhe specializantët që dalin qëndrojnë jo nga halli, por shohin si mundësi të arsyeshme ta fillojnë këtu karrierën”, tha Rama.


Shtuar 25.08.2020 12:21