Rama harron premtimet plot zell për tërmetin: Duhet bërë durim!

Këtë mëngjes po mbahet mbledhja e katërt e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Në këtë mbledhje ka mbajtur fjalën Kryeministri Rama i cili duket se ka dalë nga fjala dhe premtimet plot zell që i dha në nëntor dhe i ka kërkuar qytetarëve që të kuptojnë që këto projekte marrin kohë.

RAMA: “Jemi gati që në ditët e ardhshme të dalim në procesin e garës së hapur ndërkombëtare për të ftuar kompanitë që do ofrojnë suport për shtëpitë individuale dhe kemi edhe të gjithë të dhënat lidhur me institucionet e shërbimit arsimor e shëndetësor si dhe hyrjen në fazën e projektimit për të bërë të mundur që në një kohë shumë shpejt të fillojmë edhe me këto procedurën e garave që të nisë rindërtimi.

Krahasuar me proceset normale të analizës, planifikimit e projektimit, kemi ecur shumë shpejt por nga ana tjetër jemi të vetëdijshem që njerëzit kanë cdo orë pyetjen se kur do kthehen në shtëpi e për këtë dua të kërkoj me shumë përulësi durimin e tyre se ne duam të bëjmë një rindërtim ku gjithcka të jetë sipas standarteve dhe kushteve optimale për ato kategori ndërtesash që janë pjesë e procesit dhe ku në fund gjithkush të marrë një shtëpi më të mirë se ajo që kishte, është e nevojshme të bëhet pak durim më vjen keq që në raste të caktuara kam parë edhe desinformim edhe përpjekje për të njollosur procesin duke njollosur edhe miqtë që janë të përfshirë.

Cdo qindrakë e publikut qoftë përmes buxhetit, donacioneve, në drejtim të qeverisë, oerganizatave të përfshira në këtë proces është në pritje të ekzekutimit të projekteve, kjo kërkon edhe pak kohë se projektet duan kohën e tyre”. /albeu.com/


Shtuar 12.02.2020 09:05